Me vendosjen e moratoriumit te pyjeve jane pezulluar te gjitha lejet shfrytezimit. Inspektori i Policise Pyjore Qemal Mehja thote ne qarkun e Shkodres jane 5 subjekte qe deri ne nje vendim te dyte nuk do te mund te ushtrojne aktivitetin e prerjes se lendes drusore.

Mehja thote se ne ligjin e moratoriumit eshte ndaluar cdo lloj eksporti i lendes drusore, ndersa nevojat e popullates per dru zjarri do te menaxhohen nga njesite administrative. per inspektorin mehja moratorium i pyjeve nuk do te sjell rritje te cmimit pasi qeveria ka ulur akcizen dhe tvsh per importin. Ligji per zbatueshmerine e moratoriumin e pyjeve ka hyre ne fuqi vetem pak dite me pare , ndersa per te gjithe abuzuesit parashikohet mase administrative deri ne 50 milion leke te vjetra.

Artikulli paraprakRËNDËSIA E KOMUNIKIMIT, SHINASI RAMA TAKIM ME STUDENTËT E GAZETARISË
Artikulli tjetërENSGTROM: REFORMA NË DREJTËSI VENDOS PËR NEGOCIATAT ME BE