Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për pengmarrje. Uniformat blu kanë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm shtetasit Pal Maletaj 58 vjeç dhe Fatjon Maletaj 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se në Fushë Mëzez, kanë marrë me forcë shtetasin T.S 24 vjeç, banues në Tiranë dhe në banesën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike, me pretendimin e shlyerjes së borxhit prej 150 000 lekësh, që ai u kishte.

Materialet për ta iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHERR MES BABALLARËSH PËR RRADHËN TEK PEDIATRIA, NJËRI TREGON ARMËN
Artikulli tjetërZËVENDËSIMI I HAKI ÇAKOS, JA 6 EFEKTIVËT QË KALUAN FAZËN E PARË