Kryeministri i Francës, Jean Castex është vetëkarantinuar pasi bashkëshortja e tij ka rezultuar me COVID-19.

Castex do të qëndrojë 7 ditë i izoluar edhe pse ka marrë një dozë të vaksinës AstraZeneca. Gjithashtu testi i parë i tij mbrëmjen e kaluar rezultoi negative ndaj COVID-19.

Pavarësisht kësaj ai do të qëndrojë 7 ditë për shkak të rregullave shëndetësore.