Ministria e Drejtësisë ka çuar në Prokurori dosjen për dy punonjësit e Burgut të Peqinit të cilët miratuar lejen për Artan Koçekun. Ky i fundit, e shfrytëzoi lejen nga burgu për të kryer një vrasje në Shkodër.

Më 17 dhjetor, Artan Koçeku vrau me armë zjarri pranë varrezave 35-vjeçarin Angjeli Shkami. Sipas hetimeve krimi ndodhi për shkak të një borxhi që pashlyer, që autori i kishte viktimës për pazare droge. Për ngjarjen, Ministria e Drejtësisë ka çuar në Prokurori dy punonjësit e burgut të cilët përgatitën dosjen për miratimin e lejes. Të shtunën u arrestua vëllai i autorit të krimit.

Policia organizoi një kontroll në banesën e këtij të fundit për të zbuluar nëse aty fshihej autori i vrasjes, por në vend të tij gjeti drogë dhe armë pa leje.

Artikulli paraprakAMBASADA E SHBA E DONALD LU UROJNË SHQIPTARËT PËR FESTAT
Artikulli tjetërAKSIDENT I TMERRSHËM PAS NDJEKJES NGA POLICIA