Prej disa kohësh vijon debati I legalizimit të hashashit në Shqipëri, por një përgjigje shterruese vjen nga Shefi i i shërbimit të Toksikologjisë në QSUT, Zihni Sulaj.

Ai i bën thirrje politikës të mos lejojë asnjë legalizim të hashashit. “Në emër të Shoqatës së Toksikologëve i bëjmë thirrje politikës që të mos lejojë në asnjë formë legalizimi të hashashit. Nuk ka asnjë studim që tregon benefitet e përdorimit të kanabisit mjekësor. Qeveritë dhe OKB kanë dështuar për të ndaluar përdorimin dhe tregtimin e kanabisit përmes masave represive”., – tha ai gjatë punimeve në konferencën Shkencore të Toksikologjisë. Shefi i Toksikologjisë thotë se për përdoruesit e hashashit në Shqipëri, politika duhet të ulë dënimin dhe të shtojë fondet për edukimin dhe trajtimin mjekësor të përdoruesve. “Efektet negative të hashashit në shëndetin e popullatës janë shumë të madha. Çdo ditë në urgjencën e QSUT -së paraqiten me dhjetra të rinj në situatë paniku, çrregullime të forta të memories, emocionale, të irrituar dhe të dhunshëm:., – deklaroi ai.

Artikulli paraprakQINDRA FORCA POLICORE DREJT ELBASANIT, TUNELI MBYLLET NË ORËN 15:00
Artikulli tjetërNISIN HETIMET – GRUSHT NË FYTYRË, VDES PAS DISA ORËSH. NDODHI NË VLORË