Sipas MeteoAlb: Mëngjesi nis me mot të vranët dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, situatë e cila vijon deri pas mesditës kur pritet përmirësim i motit në zonat Perëndimore duke spostuar reshjet e shiut drejt zonave Lindore. Mbrëmja paraqitet me kthjellime në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen më të paktën 2°C në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 10°C deri në 27°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim i ulët.

Pjesa më e madhe e Europës me mot të paqëndrueshëm, ku rrebeshet e shiut dhe mini-stuhite e breshrit mbeten dominante. Ndersa me mot të kthjellët paraqitet dy ekstremet Lindje dhe Jugperëndim.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË NË MOSHËN 67-VJEÇARE NEHAT KULLA, KREU I BANDËS FAMËKEQE TË ’97-ËS
Artikulli tjetërFËMIJËT DHE KAFSHËT NË MOMENTET E TYRE MË TË ËMBLA (FOTO)