Trafikimi i qënieve njerëzore vazhdon që të mbetet një fenomen i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare.

Në kuadër të muajit të antitrafikimit organizata “Gruaja tek Gruaja”, në bashkepunim me shkollen e Mesme “Oso Kuka” realizuan në lulishten para Bashkise Shkodër performancën e quajtur“Mos i shisni vajzat”. Ky aktivitet u zhvillua në vazhdën e fushatës ndërgjegjësuese gjatë muajit tetor.Muajit i tetorit njihet si muaji kundër trafikimit të qënieve njerëzore dhe zhvillohen aktivitete të ndryshme sensibilizuese duke qenë se është ende një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare.