Presidenti Ilir Meta iu bëri thirrje të gjitha partive politike që të mos intimidojnë votuesit në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një takimi online me përfaqësues të shoqërisë civile, Kreu i Shtetit deklaroi se duhen ndërgjegjësuar qytetarët që të votojnë dhe të kuptojnë se fuqia e tyre në demokraci është pikërisht vota e tyre.

“Do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë dhe jo parimi stalinist, që s’ka rëndësi kush voton, por numërojmë ne. Kjo punë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Është detyra jonë të edukojmë të gjithë qytetarët që fuqia e tyre në demokraci është vota e tyre.

Vota e tyre zgjedh, vota e tyre ndëshkon, çon përpara demokracinë, e forcon dhe përmirëson atë. Partitë të paraqesin alternativat e tyre dhe jo të intimidojnë votuesit, se kjo është e papranueshme.

Artikulli paraprakVIDEO EMOCIONUESE/ SËMUNDJA E RËNDË E LA TË PARALIZUAR, 2-VJEÇARI ARRIN TË ECË PËRSËRI
Artikulli tjetërALBIN KURTI ME 58 DEPUTETË, KËTO JANË REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË ZGJEDHJEVE