Në një komunikim me mediat pas një mbledhje me drejtuesit politikë të PS, kryeministri Edi Rama u pyet edhe mbi apelin që para pak ditësh ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i bëri partive politike duke ju kërkuar të mos kandidojnë persona të inkriminuar.

Sipas shefit të mazhorancës, partite nuk janë drejtori policie, ndërsa çdo person mban përgjegjësi individuale për deklaratat që bëjnë në formularin e dekriminalizimit.

Edi Rama: Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. Skemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion”, theksoi kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë u pyet edhe për emra të veçantë, si Gledion Rahovica që ka kaluar nga LSI tek PS, por theksoi se emrat janë çështje e procesit.

“Nuk bëj komente për emra të veçantë sepse emrat e veçantë janë çështje e procesit të vazhdon. Në fund do të dalë lista duke u bazuar dhe tek puna që secili bën deri tani që flasim. Duke u bazuar tek një skuadër, kështu që është e kotë të merremi me emra të veçantë”.

Artikulli paraprakE “PAKETOJNË” MATERIALIN E TYRE GJENETIK, S’MUND TË RIPRODHOHEN VETË, POR ÇFARË I BËN INFEKTUES VIRUSET?
Artikulli tjetërINFO PLUS – 01.02.2021