Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka një mesazh ndryshe në fund të këtij viti që merr spunto nga projekti i saj “Mos prit”. Ajo thotë se kontrata e parë në një rrugëtim është ajo që duhet të bëni me intuitën, ndërgjegjen, që ditën që do të gjendeni, në një majë tjetër, duhet të merrni njerëz të cilët vlejnë.

Sipas saj, nëse kjo ndodh, i keni dhënë vendit progresin e vonuar.

MESAZHI I PLOTË
“MOS PRIT”,
nisi në mbyllje të një viti, nga i cili duhet të lëmë pas shumëçka!
Të drejtuar drejt një viti e kohe tjetër, nga e cila presim e duhet të ndërtojmë shumëçka!
Kontrata e parë, e nëse bini dakord të nisim një rrugëtim i cili do të sjellë zhvillim, progres personal dhe jo vetëm për të mos pritur më, është kontrata që duhet të bëni me intuitën, ndërgjegjen dhe mes jush që ditën që do ta ndjeni veten gjithmonë e më të fuqishëm duhet të bashkoheni me një tjetër të fuqishëm, që ditën që do të gjendeni, ndoshta dhe prej të sotmes në një majë tjetër, në atë majë duhet të merrni njerëz të cilët vlejnë. E nëse ju do të keni marrë vetëm 5 të ngjashëm me ju, i keni bërë vetes suksesin e garantuar, i keni dhënë vendit progresin e vonuar.