
Kryqëzimi rrugor pranë rrethrrotullimit në hyrje të qytetit Shkodrës eshte kthyer ne problem për lëvizjen e qytetarëve. Mos respektimi i sinjalistikës si nga këmbësorët por edhe nga drejtuesit e automjeteve shpesh herë është shkak i aksidenteve në këtë zonë.
Qytetarët theksojnë se ndjehen të pasigurt kur kalojnë në këtë rrugë ndërsa pranojnë se shpesh herë nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.
Drejtuesit e automjeteve e shohin si problematik këtë rrethrrotullim nisur nga vendndodhja, por edhe për shkak të kryqëzimit i cili lidh disa rrugë nisur nga By- Passi, hyrja në drejtim të qytetit, kalimi në pedonalen e Molos, por edhe aksi tjetër drejt Tiranës.