
Edhe pse kalendari shënon mesin e shtatorit dhe stina e vjeshtës ka nisur zyrtarisht, Shëngjini vijon të jetë një destinacion i frekuentuar nga pushuesit. Pamjet nga kjo zonë turistike tregojnë një prani të konsiderueshme vizitorësh, kryesisht të moshës së tretë, të cilët kanë zgjedhur të bëjnë pushimet në këtë periudhë të vitit.
Pushuesit thonë se kjo është koha ideale për të shijuar detin dhe qetësinë që ofron bregdeti jashtë sezonit të ngarkuar, po kërkojnë më shumë pasterti.
Ndërkohë, përgjatë vijës bregdetare, shërbimet e pushtetit vendor dhe biznesit vendas vijojnë të jenë prezente, per të permbushtet kerkesat vizitoreve, e kjo do te vazhdoje per sa kohe kjo zone turistike do te jete e populluar, pasi dho moti favorshem eshte mjaft premtues edhe per periudhen ne vazhdim.






