Shkodra po përfaqësohet denjësisht në ekipet kombëtare të moshave. Janë 13 lojtarë në total të grumbulluar që nga kombëtarja Shpresa dhe deri tek U-15. Kjo tregon se shkodran vazhdon që të prodhojë talente dhe të furnizojë skuadrat kombëtare.

13 lojtarë të ekipeve të moshave janë të grumbulluar kohët e fundit në ekipet kombëtare të Shqipërisë. Kështu në kombëtaren shpresa janë grumbulluar të rinjtë e U-1 9 të Vllaznisë Belajdi Pusi, Armenis Kukaj dhe Endi Brahimi duke qenë se janë vlerësuar në paraqitjet e tyre që kanë bërë gjatë këtij sezoni. Nga U-19 nuk janë të vetmit sepse në kombëtaren e 19 vjeçarëve ndodhen të grumbulluar edhe Enes Isufi dhe Senad Hysenaj të cilat janë përzgjedhur për të qenë ndër më të mirët e të rinjve. Numri më i lartë i lojtarëve shkodran të grumbulluar në kombëtare është tek U-17. Aty janë grumbulluar Entoni Shkoza, Egzon Shima, Rigers Xhahysa, Rigon Krymi dhe Edison Gjurkaj. 17 vjeçarët edhe pse nuk bënë një sezon të mirë këtë vit duke qenë në vendin e katërt, në kombëtare janë grumbulluar 5 futbollistë nga Vllaznia U-17. Përveç tyre nga Shkodra janë të përzgjedhur edhe në kombëtaren e U-15. Aty bëjnë pjesë 3 shkodranët Luiz Lera, Rejan Alivoda dhe Albi Shpuza. Kështu në total shkon në 13 numri i futbollistëve shkodran që bëjnë pjesë në ekipet kombëtare. Ky përfaqësim me një numër të konsiderueshëm futbollistësh në skuadrat kombëtare tregon se Shkodra vijon të jetë jo vetëm prodhuese për talente por edhe një vend që furnizon ndjeshëm ekipet kuqezi duke bërë kështu një përfaqësim dinjitoz.

Artikulli paraprakHISTORIA E JETMIRIT, PA SHTËPI DHE PA PRINDËR
Artikulli tjetërBASHA LETËR RAMËS: PRANOJE DHE TI ‘MCALLISTER PLUS’. RAMA-BASHËS: MOS FOL NË EMËR TË SHBA,MOS U FSHIH PAS MCALLISTER