Pothuajse 3 milionë ukrainas “kanë kërkuar strehim në Rusi”, sipas kreut të qendrës së mbrojtjes kombëtare në Moskë, Mikhail Mizintsev, cituar nga Interfax .

“Deri më sot, ka 2,756,034 kërkesa për evakuim në Rusi, që vijnë nga 2,135 qytete në Ukrainë. Vetëm në 24 orët e fundit ka pasur 17,000 refugjatë nga rajonet Donetsk dhe Lugansk”, tha Mizintsev.