Moskoordinim gjykatë-prokurori, shtyhet gjyqi ndaj Frrokut

Moskoordinim gjykatë-prokurori, shtyhet gjyqi ndaj Frrokut Prokurorisë dhe gjykatës nuk i dalin hesapet me fashikujt në procesin gjyqësor ndaj ish-deputetit Mark Frroku i akzuar për vrasje, mosdeklarim të pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm. Pas pyetjes së dëshmitarëve, ku të fundit ishin oficerët e policsë belge, prokuroria vijoi me administrimin e provave shkresore. Por nga verifikimet rezultoi se numri i fashikujve sipas prokurorisë nuk ishte i njëjtë me ato që dispononte gjykata. Më konkretisht, përfaqësuesit e akuzës deklarojnë se fashikujt janë nga 1 në 29, ndërsa gjykatës i rezultojnë 27. Po ashtu, në fashikullin 18, sipas prokurorisë, ndodhen 536 fletë, ndërsa gjykata konfirmon se në fashikull ka 426 fletë. Përballë këtyre mosrakordimeve, prokurorët Adriatik Cama dhe Anisa Qilimi kërkuan shtyrjen e seancës, në mënyrë që të verifikonin fashikujt dhe për të kuptuar nëse ato mungojnë, apo janë mertuar gabimisht me numra. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe vetë i pandehuri Frroku, i cili hodhi akzua për spekulime ndaj tij, ndërsa deklaroi se oficerët e policisë belge që dëshmuan kundër tij duhej të arretsoheshin për deklarim të rremë.