Mostari ishte qyteti më i nxehtë në Evropë, pasi në orën 15:00 temperatura arriti në 42 gradë Celsius, njoftoi sot media boshnjake. Në vendin e dytë është kryeqyteti malazez, Podgoricë, ku temperatura ka arritur 41,5 gradë Celsius, në vendin e tretë është qyteti qipriot Lefkoniko me 41,1 gradë Celsius, në vendin e katërt është Kordoba në Spanjë ku janë matur 40,6 gradë Celsius, ndërsa në vendin e pestë është Marina di Ginosa në Itali me temperaturë prej 40,1 gradë Celsius.

Sipas Entit Hidrometeorologjik federal të Bosnje-Hercegovinës, temperatura më e ulët është regjistruar në dy ditët e fundit po në Mostar, që arriti në 28 gradë Celsius. Meteorologët theksojnë se megjithatë këto janë temperatura të zakonshme për Mostarin, ku janë regjistruar temperatura të larta rekorde prej 46,2 gradë Celsius. Matjet zyrtare bëhen në lartësinë dy metra.

Artikulli paraprakRREZIKU NGA ZJARRET, SHKODRA NË ZONËN E NXEHTË
Artikulli tjetërZBULIMI I MADH, DEL NË DRITË KUR’ANI 1370 VJEÇAR