Ditët e fundit Peloponezi Perëndimor, në Greqi është goditur nga reshje të dendura shiu, ndërsa erërat e forta kanë fryrë detin.

Për shkak të kushteve ekstreme atmosferike, deti doli në rrugët e Patras, duke përmbytur zonën përreth. Bulevardi i qytetit është zhytur nën ujë.

Deti ka mbuluar gjithçka me ujë, madje ka hyrë në shumë dyqane dhe shtëpi të zonës, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme.

Ndërsa një pjesë e murit ne një shkollë në Arta është shembur, nga reshjet e mëdha.

Tornadoja e madhe që përfshiu Prevezën shkaktoi dëme të mëdha. Erërat e stuhishme shkulën pemët në rrjetin rrugor kombëtar dhe në rrugët e vendit sipas prevezanews.gr.

Pak para mesditës së djeshme (29.11) ka pasur rënie të pemëve në rrugën nacionale të Prevezës Igumenicë në lartësinë e Kastrosikisë, si pasojë e të cilave qarkullimi është ndërprerë . Deti në vijën bregdetare të Prevezës arriti në rrugë.

Shumë probleme janë krijuar në vend nga vala e motit të keq që goditi disa zona gjatë natës. Nga erërat e forta skafet kanë dalë në rrugë.