Moti i keq me reshje shiu në të gjithë vendin dhe reshje dëbore në disa zona, ka bërë që të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ardhjen në ndihmë të përdoruesve të rrugës në rast nevoje.

Shërbimet e Policisë po bashkëpunojnë me entet pronare të rrugëve dhe me firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore

Gjithashtu, të gjithë drejtuesit e mjeteve të rrisin kujdesin në të gjitha akset rrugore, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo, më keq akoma, në gjendje të dehur.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDVP SHKODËR, ARRESTIME DHE PROCEDIME PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE
Artikulli tjetërLEZHË, FINALIZOHET OPERACIONI “AKSI” ARRESTOHET 23 VJEÇARI NGA SHKODRA