Në rajonin e Napolit, 5 persona janë zhdukur pas rrëshqitjes së dheut që përfshiu ishullin Ischia në Itali, mes tyre është një familje me tre anëtarë me një foshnjë e porsalindur dhe një 25-vjeçare.

Ishulli është bllokuar për shkak të motit të keq dhe që prej ditës së djeshme për shkak të kushteve ekstreme të motit, kryetari i bashkisë ka urdhëruar mbylljen e shkollave.

Sipas raportimit të mediave italiane Il Messaggero, numri i personave të zhdukur mund të shkojë në 8. Shumë banorë të ishullit nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre dhe pak më parë është evakuuar një hotel, me 30 turistë.

Energjia elektrike është ndërprerë në shumë zona të Ischia -s dhe autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve të shmangin të gjitha lëvizjet për shkak të kushteve të motit ekstrem.