Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Europën Jugore do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë.

Për pasojë ditën e sotme do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta që do të dominojnë deri në mesditë. Pasditja do jetë kryesisht me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të lehta mbeten në Verilindje dhe Juglindje.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 20°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Artikulli paraprakISHTE I INFEKTUAR ME COVID, NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 59-VJEÇARE DEPUTETI SOCIALIST BASHKIM FINO
Artikulli tjetërRAPORTI I INSTAT, PANDEMIA NXJERR TË PAPUNË MBI 12, 600 TË RINJ