Mot i kthjellët dhe rritje temperaturash do të mbizotërojë në vendin tonë.

Sipas MeteoAlb gjatë paradites vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët kryesisht në ultësirën perëndimore. Por pas mesditës parashikohet që zonat malore dhe të ulëta të kenë kalime vranësirash të lehta. Ndërsa sërish mbrëmja dhe orët e natës largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por nuk ndryshojnë në mesditë duke u luhatur nga 14°C në zonat malore deri në 35°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbetet kontinenti Europian në ndikimin e masave ajrore të qëndueshme, të cilat do të diktojnë kthjellime në Europën Jugore, atë Qëndrore dhe Gadishullin Skandinav. Përjashtim bën vetëm rajoni lindor i saj ku vranësirat e dendura, rrebeshet e shiut dhe stuhit e erës do të jenë mbizotëruese.

Artikulli paraprakÇFARË DO TË NDODHTE NËSE HËNA DO TË ISHTE DY HERË MË AFËR TOKËS?
Artikulli tjetërEFEKTI SEZONAL, EURO PREK NIVELIN MË TË ULËT QË NGA SHKURTI 2020