Qarkullimi anticiklonar dhe ndikimi i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore që ka përfshirë vendin tonë gjatë këtyre ditëve të fundit do të vijojë të na shoqërojë edhe gjatë fundjavës duke sjellë mot të qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime.

Vranësirat do të jenë të mesme dhe të larta transparente, të përqëndruara përgjatë relieveve malore të territorit, bën me dije Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 3-6m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-12m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Artikulli paraprakSHKURTI DO JETË PREMTUES PËR ÇËSHTJET E PUNËS, VEÇANËRISHT NË GJYSMËN E DYTË TË MUAJIT, HOROSKOPI PËR SOT
Artikulli tjetërE TRETA FATKEQËSI AJRORE NË SHBA NË TETË DITË/ 10 VIKTIMA PAS RRËZIMIT TË AVIONIT NË ALASKA