Sipas MeteoAlb: Mot kryesisht i kthjellët do dominojë në ultësirën perëndimore, por vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore duke sjellë dhe ndonjë rrebesh të izoluar gjatë mesditës. Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare për Veriun ndërsa pjesa tjetër e territorit paraqitet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 11°C deri në 30°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 3 ballë