
INFORMACION PER SITUATEN E PERMBYTJEVE QARKU SHKODER
Gjate nates kane vijuar reshjet e shiut ne territorin e Qarkut
Deri ne oret e vona te nates kane vijuar edhe operacionet e evakuim-shpetimit ne lagjet Kuç, Ajasem dhe Berdice te Bashkise Shkoder.Nderkohe eshte nderprere qarkullimi ne aksin Shkoder- Tirane tek Harku i Berdices per shkak te prezences se ujit rreth 50cm dhe per shkak te demtimit te ures se vjeter te Bahçallekut ku mbeturinat e saj jane perplasur ne uren ekzistuese te Bahçallekut.
Ne kete pike jane dislokuar strukturat e ushtrise me mjete tokesore dhe ujore per evakuime sipas nevojave te komunitetit dhe strukturat e qarkullimit rrugor per nderprerjen e perdoruesve te mjeteve ne kete aks rrugor.
Niveli i lumenjve
Lumi Drin, kuota kritike 7.50, aktuale 7.40
Ura Bunes Liqeni, kuota kritike 8.70, aktuale, 7.50
Ka renie te niveleve rreth 20 cm ne raport me diten e djeshme por konstatohet rritje e siperfaqes se permbytur.
Furnizimi me energji elektrike
Ne Rajonin Shkoder te gjithe Fiderat jane ne pune, por ka mumgese te energjise elektrike ne zonat e Kelmendit, Bushatit, Rrencit.Po punohet per kthimin e energjise edhe ne keto zona.
Situata e shkollave.
Situata e raportuar nga IA(Institucionet Arsimore) ne varesi te ZVAP Shkoder eshte si me poshte: ne 80 godina shkollore shteterore 27 godina nuk mund te zhvillohet procesi mesimor pasi ka probleme me rruget. Rritja e nivelit te perrenjve ose e lumenjve qe bejne te pamundur levizjen e nxenesve dhe mesuesve drejt shkollave
1 godine ne lagjen Bahcallek te qytetit te Shkodres,
4 ne Shale
3 ne Shosh
7 ne Pult
4 ne Berdice
3 ne Dajç
5 ne Velipoje.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1855Ha
Nj.A. Ana e Malit
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
2. Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme.
Familje të evakuara:
Janë 30 familje të evakuara, gjithsej 130 përsona, kryesisht nga Njësitë Administrative :
Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje (48 përsona)
Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 Përsona)
Lagja Nr.4, 3 familje (7 Persona)
Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 Përsona)
Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .
Shtepi me presence uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 482 banesa.
Guri I Zi 250 banesa
Bërdicë 102 banesa
Lagja Nr.4, 30 banesa
Lagja nr. 1, 100 banesa
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore dhe logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.






