
Zonat malore të qarkut të Shkodrës janë përfshirë nga reshjet e borës përgjatë kësaj fundjave. Aksi rrugor Bogë – Theth aktualisht është I hapur. Në bashkinë Fushë Arrëz reshjet e borës kanë pushuar ndërsa trashësia e borës është mbi 30 cm. Rrugët nacionale janë të hapura për automjete me zinxhirë. Ndërkohë komisariati i Policisë Pukë njofton se disa segmente të rrugës së Iballës janë të bllokuara për shkak të borës së madhe.
Trashësia e borës atje shkon deri në 5cm ndërsa rrugët kryesore të këtyre dy qyteteve janë të hapura për automjete të paisura me zinxhirë. Në bashkiën Vau dejës dhe Malësi e Madhe deri më tani nuk raportohet për probleme. Po ashtu autoritetet bëjnë thirrje për banorët e zonave malore dhe vizitorët që të shmangin lëvizjet e panevojshme. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore kur udhëtojnë në zonat malore me prezencë dëbore.
Emergjencat civile të pesë bashkive të qarkut Shkodër po monitorojnë situatën e shkaktuar nga përkeqësimi i motit. Autoriteti Rrugor Shqiptar për Rajonin e Veriut bën të ditur se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për ta mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm akset rrugore, ndërsa janë marrë masat për kriposjen e akseve rrugore.