OSSH ka informuar lidhur me dëmet në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike prej motit të keq mbrëmjen e kaluar dhe në orët e para të mëngjesit.Sipas njoftimit zyrtar, situata më e përkeqësuar paraqitet në Shkodër, Lezhë, Tropojë, Lac, Rrëshen kurse në jug në rajonin e Gjirokastrës.

“Për shkak të motit të keq, me reshje shiu intensive dhe shkarkime atmosferike, gjatë natës së mbrëmshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, rrjeti i shpërndarjes elektrike në disa zona në vend ka pësuar dëme.Situata paraqitet e përkeqësuar në Lezhë, Shkodër, Tropojë, Laç, Rreshen dhe rajoni Gjirokastër.Terreni i vështirë e ka bërë jo të lehtë

punën e punonjësve të OSSH, megjithatë grupet e avarisë po angazhohen pa ndërprerje pë rikthimin e nornalitetit në furnizimin me energji në të gjitha zonat e prekura nga defektet. Rëndësi të veçantë i është kushtuar furnizimit pa ndërprerje të hidrovoreve, spitaleve dhe institucioneve publik.”-thuhet ne njoftim.

Nderkohe edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione lidhur me situatën e reshjeve dhe qarkullimit rrugor.

Përmes një deklarate, ajo bën me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje dëbore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë teksa qarkullimi vijon pa problem.

Si pasojë e reshjeve, në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës teksa kompania e mirëmbajtjes ka ndërhyrë dhe qarkullimi ka vijuar normalisht.

Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes dhe po punohet akoma qarkullimi vazhdon normalisht.Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën

Artikulli paraprakNËNSHKODRA ZGJOHET ME TOKA TË PËRMBYTURA
Artikulli tjetërMETA DEKRETON 5 LIGJE: NDËSHKIM KUSH PREK VOTËN