ARRSH ka dhënë njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare nga veriu në jug të vendit. Në njoftimin zyrtar thuhet se në veri të vendit ka pasur reshje bore gjatë natës, teksa rrugët Dedaj-Razëm dhe Bajram Curri-Valbonë janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa problem.

E njëjta situatë edhe me segmentet Fushë-Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin ku ka pasur rënie gurësh në rrugë prej shiut, por qarkullimi vijon normalisht.

Sa i përket rajonit jugor, rënie gurësh ka pasur në akset Berat-Ccorovodë dhe Patos-Ballsh por edhe tek këto qarkullimi vijon pa probleme pas ndërhyrjes për pastrimin e rrugëve.

Më problematike mbetet aksi Qukës-Pishkash që ka prurje të aluvioneve vazhdimisht dhe po punohet për pastrimin e rrugës edhe aty.

ARRSH i bën apel drejtuesve të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë.

NJOFTIMI NGA ARRSH

📌Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës ka pasur reshje bore 🌨 në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren 🚜 rruga është e hapur 🛣 dhe qarkullimi vazhdon pa problem.

👉Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut 🌧 ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes 🚜 dhe po punohet akoma 👷 qarkullimi vazhdon normalisht.

👉Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellëe rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeher për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim

👉Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht 🚧 Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.

⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën ⛔️🚷

 

Artikulli paraprakSËRISH RESHJE SHIU DHE TEMPERATURA TË ULËTA, JA PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërNISET KONTIGJENTI I 8-TË NË LETONI, PELESHI: I BINDUR PËR PROFESIONALIZMIN E USHTARAKËVE TANË