
NË DISA SEGMENTE RRUGORE NË QARKUN E SHKODRËS KA PROBLEME EDHE NGA DËBORA. Drejtoria e përgjithshme e shërbimit të transportit rrugor ka njoftuar se në tre qarqe të vendit ka probleme përsa i përket qarkullimit pasi si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë natës në disa akse ka patur rrëshqitje të dheut.
Në qarkun verior të Shkodrës nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Ndonëse kanë filluar reshjet e borës,deri në këto momenti qarkullimi kryhet normalisht. Në segmentet Aras-Q.Drajë-K.Domaj, Dragalicë-Stëblevë, Kala e Dodës-Vasije kalohet me zinxhirë. Ndërkohë në aksin Q.Bualli-U.Topojanit në afërsi të Zerqanit ka rënie të masivit shkëmbor. Në këtë qark nuk ka probleme me qarkullimin po autoritetet këshillojnë që të qarkullohet me kujdes për shkak reshjeve të dendura të dëborës. Sipas burimeve prane prefektures se shkodres behet me dije se po punohet per permiresimin e situates se qarkullimit ne keto segmente rrugore, nderkohe qe te gjithe punonjesit jane ne gadishmeri per nderhyrjen ne segmente te cilat mund te shfaqin veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve