Reshjet e dendura të shiut të së shtunës sollën kaos në qarkullimin rrugor në Lezhë. Për shkak të largimit të menjëhershëm të pushuesve nga plazhet e Shëngjinit, Tales dhe Velipojës, akset kryesore që lidhin qarkun u përballën me një fluks të lartë automjetesh.

Trafiku i rënduar nisi që në orën 13:00 dhe vijoi për rreth 7 orë, duke e bërë të vështirë lëvizjen në segmentet Balldren–Milot dhe në Rrugën e Kombit deri në Rrëshen. Kolonat e automjeteve shtriheshin për disa kilometra, duke krijuar vonesa të gjata për drejtuesit e mjeteve.

Për menaxhimin e situatës, policia rrugore u vendos në disa pika kyçe, megjithatë lëvizja mbeti problematike deri pas orës 21:00 të mbrëmjes, kur qarkullimi filloi gradualisht të normalizohej.

https://youtu.be/y-d8l4bm4do

Artikulli paraprakVENDET MË PAQËSORE NË BOTË, JA KU RENDITET SHQIPËRIA DHE KOSOVA
Artikulli tjetërPËRROI I OBLIKËS I MBUSHUR ME MBETURINA