Moti i keq me reshje shiu e dëbore i diteve të fundit, ka lënë pas dëme të shumta në rrjetin elektrik në Lezhë. Në mbi 90% të territorit energjia është rikthyer, por ka ende zona të caktuara në fshatra të cilat janë në errësire prej katër ditesh.Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë, vijojnë të jenë në terren përgjatë 24 oreve për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet.

I kontaktuar për këtë çështje Drejtori i ri i Njesisë së OSHEE në Lezhë Andi Marku bën të ditur se pavarësisht vështiresive dhe kushteve jo të përshtatshme atmosferike brenda ditës së mërkure, do të rikthehet energjia në të gjithë territorin e Bashkisë Lezhë.Ndërkohë rrjeti i amortizuar elektrik është kthyer në shqetësim në zonat rurale të Lezhës.Mjafton pak erë apo reshje shiu që të stakohet energjie dhe si zgjidhje shihen vetem investimet e reja, që mund të realizohen dhe kjo është një kërkese e vazhdueshme e qytetareve të cilët shpesh herë përballen me mungesa të energjisë në shtepitë e tyre.

Artikulli paraprakLAÇ/ PËRPLASI TË MOSHUARËN ME AUTOMJET, ARRESTOHET 36-VJEÇARI
Artikulli tjetërE NGUJUAR, FAMILJA HASAJ APEL PËR NDIHMË