Situata e krijuar nga moti i keq në qarkun e Lezhës vijon të mbetet problematike. Edhe pse uji është tërhequr nga pjesa më e madhe e zonave të përmbytura, pasojat janë të konsiderueshme, sidomos në pronat e qytetarëve dhe në infrastrukturë, kryesisht në Njësitë Administrative Mamurras dhe Milot në Kurbin.
Banoret thote se vershimi i ujerave ju ka shkaktuar deme te shumta, ne banesa dhe sektorin e bujqesise dhe blektorise.
Nderkohe reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme serioze në Bashkinë Mirditë, ku disa zona vijojnë të jenë të izoluara si pasojë e rrëshqitjeve të dherave dhe dëmtimit të infrastrukturës.Në Njësinë Administrative Fan, fshatrat Shengjergj dhe Klos janë bllokuar plotësisht nga shembjet e rruges, duke ndërprerë lëvizjen e mjeteve dhe transportin e fëmijëve drejt shkollës. Në Njësinë Administrative Kurbnesh, rruga kryesore që lidh zonën me Lurën është bllokuar, ndërsa edhe në disa fshatra të tjerë ka probleme me qarkullimin për shkak të rrëshqitjeve.Situatë e vështirë paraqitet edhe në Orosh dhe Kaçinar, ku dëmtimet e rrugëve dhe urave pasarelë kanë vështirësuar lëvizjen e banorëve.Ndërkohë, në Njësinë Administrative Rrëshen, është shembur ura që lidh fshatin Jezull me rrugën kryesore, duke e bërë të pamundur kalimin në këtë aks.Strukturat dhe ekipet e emergjencave ne te tre bashkite e qarkut po punojnë për normalizimin e situatës dhe hapjen e akseve të bllokuara.

Artikulli paraprakRESHJET, SITUATA NË QARKUN SHKODËR
Artikulli tjetërSHËMBET RRUGA, IZOLOHEN 80 FAMILJE NË KURBIN