Helikopterët e ushtrisë kanë nisur evakuimet ditën e sotme

 

 Evakuohet një nënë me fëmijën e mitur të cilët rrezikonin jetën nga përmbytjet. Evakuimi ka ndodhur në zonën e Fushë Krujës ku shumë banesa janë përmbytur dhe thuajse janë mbuluar nga uji. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave njofton se gjatë ditës gjendja më e rënduar është në pjesën jugore të vendit.

Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.

Artikulli paraprakKOSOVA NDIHME SHQIPERISE PER SITUATEN E PERMBYTJEVE
Artikulli tjetërNE KREMLIN HIDHET SHORTI I” RUSI 2018″