Pas me shumë se 8 orësh që mbeti e bllokuar, rruga e Arbrit është hapur për qarkullimin e automjeteve.

Qindra qytetar mbetën të bllokuar gjatë mbrëmjes së djeshme në bypassin e Murrizit për shkak të pranisë së madhe të dëborës.

Dhjetra automjete u braktisën dhe u lan në rrugë për shkak se e patën të pamundur të lëvizin në drejtim të Qarkut Dibër dhe në drejtim të Tiranës.

Mësohet se qarkullimi është hapur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar ku është bërë e mundur që një pjesë e automjeteve të qarkullonin.

Situata e mëngjesit të sotëm ishte kjo, me automjete në kanal e anash rrugës që janë mbuluar nga dëbora.

Burime bëjnë me dije se aktualisht Njësia Lurë në Dibër është e bllokuar për shkak të borës, po ashtu edhe disa fshatra të tjerë të thellë malorë si në Dibër e Bulqizë.

Probleme ka edhe me energjinë elektrike si pasojë e dëmtimit të rrjetit përcjellës.

Për momentin reshjet kanë pushuar ndërsa pritet që temperatura të zbresë disa gradë nën zero dhe të sjellë ngrica.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak1.5 MILIONË PËRDORUES TË TIKTOK-UT, ÇFARË PO NDJEKIN TË RINJTË SHQIPTARË?
Artikulli tjetërELON MUSK: INTELIGJENCA ARTIFICIALE DO TË TEJKALOJË ZGJUARSINË E NJERËZVE BRENDA VITIT 2030