FORCAT E POLICISË DHE USHTRISË TË ANGAZHUARA NË OPERACIONET E SHPËTIMIT.  Shqipëria në alarm si pasojë e kushteve të këqija atmosferike. Sipas burimeve zyrtare situata paraqet rrezikshmëri të lartë në disa zona të jugut të vendit, ku dalja nga shtrati e lumenjve Vjosë, Drino, Gjanica dhe Osum kërcënon për një katastrofë natyrore.

Në kushtet e përmbytjeve të qindra hektarëve tokë e dhjetëra banesave, Shtabi i Emergjencave vendosi për evakuimin e detyrueshëm të banorëve. Janë evakuuar deri më tani rreth 70 familje, në komunën e Novoselës, në urën e Mifolit po në Vlorë, në Urën Vajgurore në Berat, Memaliaj etj, ndërsa 120 të pritet të evakuohen nga forcat e policisë  Janë evakuuar 14 familje. Në zonë janë FNSH dhe zjarrfikësja. Pritet të vijë Delta Force me një gomone të evakuojë banorët. Eshtë një zonë problematike, por ajo çka kemi primare është evakuimi i njerëzve, më vonë do shohim dëmet. Problem është akoma Bishti i Malit në Selenicë. Kemi një bllokim rruge në Peshkëpi dhe Vllahinë ku kanë rënë një masiv gurësh.

Artikulli paraprakEMERGJENCAT NË ULQIN, EKIPET E SHPËTIMIT NË TERREN
Artikulli tjetërSituata e reshjeve në Shkodër