Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro bëri me dije se sot mësimi është i ndërprerë në 54 shkolla në të gjithë vendin, kryesisht në qarkun e Durrësit në zonat si Krujë, Sukth, Katund i Ri apo edhe në Fier, Gjirokastër e Vlorë. Mes tyre prej 3 ditësh mësimi është i pezulluar edhe në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” për shkak të përmbytjes.

Sa i takon përmbytjeve në qarkun e Durrësit, foli edhe kryeministri Rama
“Për shkak të pranisë së vazhdueshme në investimet e bëra në atë zonë, kam parë dhe konstatuar se qoftë në investimin e rindërtimit dhe akademisë së Manchester City qoftë në disa investime të tjera publike, është dashur një ngritje e koutës me shtresa të qëndrueshme inetrtesh deri në 2 m në raste të caktuara. Në atë territor kemi një problematikë tejet komplekse për shkak të ndërtimeve nën kuotë të zonave informale që e bëjnë praktikisht dhe objektivisht të pamundur që të shmanget edhe akumulimi i ujit duke u krijuar rezervuare në pikat e banuara. Që gjithsesi në këtë rast janë prekur shumë më pak se në të kaluarën, falë investimeve të bashkisë së Durrësit dhe mbështetjes së qeverisë”, tha Rama.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBALLUKU NË KOMITETIN E EMERGJENCAVE CIVILE: AKSET KOMBËTARE JANË TË GJITHA FUNKSIONALE
Artikulli tjetërSITUATA NË TERRITORIN E BASHKISË SHKODËR PARAQITET E QËNDRUESHME, ME NIVELE TË UJIT NËN KUOTAT KRITIKE DHE PA PROBLEMATIKA TË EVIDENTUARA