METEREOLOGËT DEKLAROJNË SE GJATË JAVËS DO TË KETË ULJE TË TEMPERATURAVE. Reshjet e shiut dhe të borës por edhe erërat e forta do të jenë prezentë për një kohë të gjatë në vendin tonë. Sipas parashikimit të bërë nga meteorologët rezulton se moti i keq do të vazhdojë deri në mes të muajit shkurt.

Sipas tyre, temperaturat do të pësojnë ulje me disa gradë dhe në zonat malorë do të rikthehen sërish reshjet e borës dhe ngricat. “Prej disa ditësh vendi ynë është prekur nga një front atmosferik i lagësht dhe i ftohtë.Për pasojë do të kemi reshje të shumta të shiut dhe borës në të gjithë vendin. Kjo do të sjellë edhe ulje të temperaturave gjatë këtyre ditëve” pohojnë meteorologët. Sipas tyre, gjatë ditës së hënë pritet të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave deri në katër gradë në vlerat minimale. Kurse në zonat malore pritet që temperatura të shkojë nën zero gradë duke sjellë për pasojë edhe reshje bore. Një përmirësim i situatës pritet vetëm gjatë ditës së martë ku pritet të ketë kthjellime dhe më pas sërish rikthim të reshjeve të shiut dhe borës në të gjithë vendin.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/uuGKbXWAZ7w” frameborder=”0″ allowfullscreen ]