Në 56 shkolla të vendit nuk do të mund të rinisë procesi mësimor gjatë ditës së hënë.

Shkak janë bërë dëmtimet nga moti i keq në vend përgjatë tri ditëve të fundit. Njoftimi bëhet nga Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit.

Probleme me shkollat ka në disa zona të vendit, si në Kukës, Vlorë apo në zonën e Kamzës në Tiranë.