Po ju dërgojmë informacion për situatën ne territorin e Qarkut Shkodër

1. Bashkia Shkodër

* Gjatë natës ka pasur reshje kryesisht me intensitet te lartë.
•Sipas Administratave të Njësive dhe strukturave te tjera nuk raportohen probleme të EC.
* Strukturat e bashkisë Shkodër ndodhen në terren për verifimimin e situatës nga reshjet e dendura të shiut.

2. Bashkia Vau Dejës

* Reshjet vazhdojnë me intensitet të lartë ne territorin e kesaj bashkie.
Momentalisht nuk raportohen problematika.

3. Bashkia Fushë-Arrëz

* Gjatë gjithe natës ka patur reshje shiu me intensitet mesatar.
* Ka prezencë gurësh dhe dherash në disa rrugë rurale.
* Ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra.

4. Bashkia Pukë

Deri në këto momente nuk raportohen probleme nga kjo bashki.

5. Druk Lezhë

* Janë regjistruar rreth 50 mm reshje shiu gjatë 24 orëve të fundit.
* Nuk janë konstatuar probleme në kanalet e kullimit, argjinatura,
digën e rezervuarit Shtodër.
* Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër, rezervuarit Shtodër dhe prurjet në përrenjtë kryesor janë nën kuotat e rrezikut.
* Hidrovoret Velipojë (Vilu, Cas) në gatishmëri dhe funksionojnë normalisht.
Pavarësisht ndërprerjeve të energjisë, nivelet para hidrovoreve janë mbajtur nën kuotën e rrezikut.

6. DRV Shkodër

* Në akset rrugore të administruara nga DRV nuk raportohen probleme me qarkullim rrugor.

Artikulli paraprakE PEZULLUAR NGA DETYRA DHE ME PASAPORTË TË BLLOKUAR, BELINDA BALLUKU SHKON NË GJKKO
Artikulli tjetërRESHJET, SITUATA NË QARKUN SHKODËR