
Reshjet e dendura te shiut kane permbytur rreth 450 hektare toke bujqesore ne Lezhe, por fatmiresisht nuk ka banesa nen uje.Gjatë inspektimit të situatës në zonën e Zadrimës, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, së bashku me drejtorin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, dhe prefektin e qarkut Lezhë, Taulant Malshi, informuan mbi pasojat e motit të keq.Kryetari i Bashkise Ndreu u shpreh se problematika ka ne disa zona dhe se ekipet ndodhen ne terren per tju ardhur ne ndihme qytetareve te prekur nga moti i keq.
Pergjate 24 oreve te fundit ne rajonin e Lezhes kane rene mbi 120 mm shi, duke sjell vershim te ujerave malor dhe rritje te prurjeve te lumenjeve Drin, Gjader dhe Mat, por fatmiresisht nuk ka dalje nga shtrati te tyre.






