Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar dëme të shumta në rrjetin elektrik në Lezhë, pasojat e të cilit ende nuk janë rikuperuar plotësisht. Ndonëse kushtet atmosferike janë përmirësuar, rreth 30 për qind e territorit vijon të jetë në errësirë, ndërsa situata më problematike paraqitet në zonën e Barbullojes.Banorët shprehen se mungesa e energjisë elektrike prej tre ditësh është kthyer në një shqetësim serioz për ta, duke theksuar se nuk është hera e parë që përballen me situata të ngjashme te cilat vine si pasoje e amortizimit te rrjetit.
Nga ana tjetër, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë bën me dije se grupet e punës ndodhen në terren, por dëmet e shkaktuara kanë qenë të shumta, duke vështirësuar identifikimin dhe riparimin e defekteve. OSHEE njofton se brenda kësaj të shtune pritet të rikthehet energjia elektrike në të gjithë territorin.

Artikulli paraprakSITUATA NË SHKODËR E QËNDRUESHME, AKSET E HAPURA
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY SHTETAS, NË TIMON TË DEHUR