Reshjet e dendura të shiut dhe temperaturat e ulëta kanë përfshire dhe Qarkun e Lezhës.Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile, përgjatë natës kanë rënë rreth 20 mm duke sjell shtim të prurjeve në lumenj Drin, Gjader dhe Mat, por aktualisht nuk përbëjnë rrezik për dalje nga shtrati.Ndërkohë referuar parashikimeve për reshje shiu me itensitet të lartë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave, autoritetet vendore janë vënë në gadishmeri për ti paraprire çdo situatë që mund të krijohet.

Vemendja më e madhe është përqëndruar në zonat fushore të cilat janë të rriskuara nga përmbytjet, ndërsa sipas të dhënave hidrovoret ndodhen në punë me kapacitet të plotë kjo dhe falë furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike.Pavarësisht reshjeve të shiut dhe eres, falë gadishmerisë OSHEE është arritur të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike për popullaten, por edhe për hidrovoret të cilët bëjnë evadimin e ujerave, duke ndihmuar në shmangien e përmbytjeve.

Ndërkohë në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit në zonen e Mirditës kanë nisur reshjet e dëbores me itensitet të lartë dhe mesatar, por deri tani nuk janë krijuar problematika.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARTI NË ZI! CEKJA I BERATIT: SHKODRËS DHE GJITHË SHQIPËRISË S’I VJEN MË SI ZEF DEDA, SIMBOL I HUMORIT!
Artikulli tjetërPREZANTOHET “RRUFEJA NË SHTËPINË E MIKPRITËSIT”