Gjatë natës zonat malore të Mirditës janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore të cilat kanë vijuar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me stuhi në zonat mbi 200 metra mbi nivelin e detit. Në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia e dëborës ka arritur deri ne 40 centimetra, duke bllokuar rrugët e fshatrave. Po ashtu, raportohet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa lëvizja në Rrugën e Kombit nga Repsi në Thirrë po mbahet në monitorim, pasi ka prani të ngricave në rrugë.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM ME TRITOL NË NJË HOTEL NË THETH
Artikulli tjetërVENDOSI LËNDË PLASËSE NË NJË HOTEL NË THETH, ARRESTOHET 39 VJEÇARI