Moti i keq me shi e borë e erëra të forta ka pushtuar të gjithë vendin.

Në qarkun e Shkodrës ka prani të borës dhe erës së fortë në zonat malore ku qarkullimi duhet të kryhet me goma dimerore dhe zinxhirë.

Nj.A. Shale, Shosh, Pult, Velipoje dhe Gur i Zi kane probleme me furnizimin me energji elektrike.

Aksi rrugor Kire – Shosh është i bllokuar. Rruga për në Theth është e kalueshme por me ngrica.

Në bashkinë Malësi e Madhe , deri në keto momente nuk raportohen probleme tek Emergjencat Civile.

Në bashkinë Vau Dejes ka mungese të furnizimit me energji elektrike në Nj.A. Vau Dejes, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak. Vazhdojne ererat me intensitet te larte. Dy njesitë malore janë të izoluara nga debora. Në Pukë reshjet e borës kanë pushuar, ndërsa vijon kriposja e rrugëve.

Në bashkinë Fushë Arrëz kanë vazhduar reshjet e dëbores gjatë natës së mbrëmshme shoqëruar me erë të fortë. Rruga nacionale Fushe-Arrez-Qafe Mali është pothuajse e pa kalueshme pasi akoma nuk e ka pastruar asnje mjet borëpastrues. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga Bardhet – Iballe dhe ka probleme për sa i perket furnizimit me energji elektrike ne fshatrat e NjA Qafe-Mali dhe Iballë.

Artikulli paraprakMOITI I KEQ, SITUATA NE QARKUN E LEZHES
Artikulli tjetërVRANËSIRA DHE RESHJE DËBORE/ PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT, 13 JANAR 2025