Disa zona mbeten pa energji elektrike në qarkun e Shkodrës, për shkak të borës së dendur dhe erërave të forta.

Situata më problematike mbetet në bashkinë Fushë Arrëz, ku temperaturat janë shumë të ulëta dhe vijojnë erërat. Autoritetet njoftojnë se rruga Iballe është e bllokuar dhe shkollat në njësitë administrative Qafë-Mali, Iballe, Blerim dhe Fierzë mbeten të mbyllura.

Në njësitë administrative Rrethina dhe Pult në bashkinë Shkodër kanë probleme me furnizimin me energji elektrike. Probleme ka edhe në bashkinë Vau Dejës, kryesisht në njësitë administrative Temal dhe Shllak.

Ndërkohë, në të gjitha zonat malore të qarkut, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Artikulli paraprak35 VITE NGA DEMONSTRATA E 14 JANARIT NË SHKODËR, BECI: NJË DITË HISTORIKE
Artikulli tjetërPLAGOSJE ME THIKË NË SHKODËR