
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Mot i vranët në të gjithë vendin të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit në relievet kodrinore – malore hera-herës deri mesatar.
Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe hera-herës mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 22 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 3-5 ballë.
Zonat verilindore të vendit janë përfshirë nga një valë e ftohtë që ka sjellë ulje të ndjeshme temperaturash, shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore. Në zonat malore mbi 1000 metra lartësi, reshjet kanë rënë kryesisht në formë bore.
Fshatra të thellë si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë mbuluar nga bora, duke krijuar një atmosferë tipike dimërore. Deri tani, nuk raportohen probleme në qarkullim apo në furnizime.






