Deri në mesditë nesër, vranësirat dhe shirat do të jenë prezent në vendin tonë, më të dendura shirat do të paraqiten në veri dhe qendër të territorit duke sjellë probleme në këto zona.

Parashikohet që në zona të thella malore të ketë reshje të pakta dëbore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në të gjithë vendin ku intensiteti i tyre do të jetë mesatar dhe i ulët. Parashikohet që në orët e mbrëmjes, si edhe gjatë natës të ketë dobësim të reshjeve në vend. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjelle rënie më të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit të gjenerohet dallgë 3 ballë.

Artikulli paraprak“NUK JE PRESIDENTI IM”, AMERIKANËT SHPËRTHEJNË NË PROTESTA
Artikulli tjetërÇFARË SHKOI KEQ ME HILLARY CLINTON?