Prej mesditës të së shtunës, edhe rajoni i Lezhës është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë, i cili ka krijuar probleme kryesisht në lundrimin detar, furnizimin me energji elektrike dhe qarkullimin rrugor.Sipas të dhënave, si shkak i detit të trazuar me dallgëzim të lartë, është kërkuar ndalimi i lundrimit për mjetet e vogla të peshkimit deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.Ndërkohë, probleme janë krijuar edhe me furnizimin me energji, kryesisht në fshatra, për shkak të dëmtimit të linjave. Grupet e punës të Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë vënë në gatishmëri për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjise brenda njw kohe te shpejtw.Gjithashtu, shërbimet e policisë rrugore kanë shtuar prezencën e tyre në rrugët nacionale dhe kombëtare që përshkojnë qarkun e Lezhës, pasi reshjet e dendura të shiut herë pas here kanë vështirësuar qarkullimin.Policia u kërkon drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes, të respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe sinjalistikën rrugore, pasi lagështira në rrugë mund të bëhet shkak për aksidente.

Artikulli paraprakORTEKËT BLLOKOJNË AKSIN QAFË THORE–THETH
Artikulli tjetërMBAHEN ZGJEDHJET PËR KRYETAR TË PD LEZHË