Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit janë shkaktuar përmbytje masive në territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës.

Zona të cilet nuk janë përmbytur asnjëhere më parë sot janë nën ujë. Bëhet fjalë për fshtrat Bushat, Paçram, Hajmel, Nënshat të cilët janë nën ujë. Ndërkaq edhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, ndërkohë që ka prezencë uji në afërsi të banesave.

Të përmbytura janë disa zona në vend, pasi ndonëse po punohet për mbajtjen e situatës nën kontroll nga ana e autoriteteve, rreshjet e shiut vijojnë të bien pa pushim.

Artikulli paraprakMETA DEKRETON 5 LIGJE: NDËSHKIM KUSH PREK VOTËN
Artikulli tjetërVLLAZNI MAGJIKE, SHKODRANËT MUNDIN TEUTËN ME 10 VETË DHE MARSHOJNË DREJT TITULLIT