Situata e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Lezhës është përmiresuar.Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile, që prej mbremjes të së hënës intensiteti i erës ka rënë, duke ju dhënë mundesi strukturave në terren që të veprojnë në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara. Në pjesën më të madhe të territorit të Qarkut është bërë e mundur rikthimi i energjisë elektrike, ndërsa grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë vijojnë të jenë sërish në terren për të riparuar defektet në zonat ku vijon të ketë probleme, kryesisht në fshatrat e Zadrimes dhe Bregut të Matës në Bashkinë Lezhë.

Në të njëjten kohë po punohet për pastrimin e mbeturinave të sjella nga era në të tre qytetet e Qarkut Lezhë, Laç dhe Rrëshen. Këtë të martë ka rinisur dhe proçesi mësimor në shkollat ku u pezullua mësimi një ditë më parë, ndërsa bëhet me dije se është siguruar ngrohja në të gjitha institucionet arsimore. Në zonat e thella malore të Bashkisë Mirditë Njesitë Administrative Fan dhe Selitë vijon të ketë prezence dëbore e shoqëruar me ngrica, por nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara.

Artikulli paraprakQËLLOI ME THIKË 30-VJEÇARIN, ARRESTOHET AUTORI I PLAGOSJES NË SHKODËR
Artikulli tjetërPREÇ ZOGAJ PREZANTON LIBRIN NË VENDLIDJE