
Situata e krijuar një ditë më parë nga moti i keq në Lezhë ka nisur të përmiresohet.Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile, përgjatë 24 oreve kanë rënë 74 mm shi, por që prej mbremjes të së shtunës itensiteti i reshjeve është ulur duke ndikuar pozitivisht më tërheqjen e ujerave në zonen e Shëngjinit ku kishte probleme një ditë më parë.Ndërkohë lundrimi detar në Shëngjin vijon të jetë i pezulluar, përshkak të detit të trazuar me dallgëzim deri në 7 ballë.Mjetet lundruese do të qëndrojnë të ankoruara në port deri në përmiresimin e kushteve atmosferike.Po ashtu probleme vijon të ketë edhe me furnizimin me energji elektrike, pasi stuhia me ere të fortë ka dëmtuar linjat kryesisht në fshatra.Grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhen në gadishmeri, duke ndërhyre në kohë në riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat ku janë krijuar problematika.Referuar parashkimeve moti i keq me reshje shiut do ta shoqërojë Lezhen edhe gjatë dites së dieles, ndërsa Autoritetet Vendore vijojnë të jenë në gadishmeri për tju përgjigjur situatave që mund të krijohen.